
Me Hillari Klinton kundër Donald Trump dhe “për të transformuar Partinë Demokratike.” Nuk është ende një mbështetje zyrtare, por është një tjetër hap i ndërmarrë nga Bernie Sanders, për t’iu afruar kandidates demokratike për President.
Senatori i Vermontit ka shpërndarë në internet një video në të cilën premton bashkëpunim me Hillari Klinton: “Objektivi kryesor politik që kemi përpara nesh, në pesë muajt e ardhshëm, është që të sigurojmë humbjen e Donald Trump përfundimisht. Personalisht, kam ndërmend të filloj së shpejti, të bëj pjesën time, në këtë përpjekje”, ka thënë Sanders, duke ftuar në të njëjtën kohë njerëzit “për të krijuar Amerikën që dimë se mund të jetë”./dritare.net