Zgjedhjet në Kosovë/ LDK, PDK e NISMA kërkojnë rinumërim të votave
E Martë 8 Tetor 2019, 14:02
Dritare.net
Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike, dhe koalicioni AKR-NISMA-PD, kanë kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rinumërim në të gjithë vendin të votave.
Të gjitha partitë thonë se votat nuk janë numëruar si duhet, ndërsa shkak është bërë një formular i KQZ, i cili ka 24 subjekte partiake, ndërsa në zgjedhje kanë garuar 25 subjekte./ I.M-Dritare.net