Zgjedhjet lokale në Rusi/ Putin mbetet në pushtet, por pëson disfatë të madhe
E Hënë 9 Shtator 2019, 18:06
Dritare.net
Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, e cila mbështet Presidentin Vladimir Putin, ka humbur një të tretën e vendeve në këshillin e qytetit të Moskës.
Gjithsesi edhe pse pësoi një disfatë të madhe, kjo parti ka arritur që të ruajë shumicën e saj në këshillin bashkiak dhe duket se kandidatët e saj për guvernatorë rajonalë në Shën Petersburg dhe në 15 pjesë të tjera të vendit.
Opozitari i njohur i opozitës Ruse, Alexei Navalny dhe aleatët e tij i panë votimet e Moskës si një mundësi për të fituar avantazh ndaj partisë Rusia e Bashkuar përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021./ I.M-Dritare.net