Zgjedhjet lokale, Balla zyrtarizon kandidatin për Prrenjasin

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka konfirmuar si kandidat për bashkinë e Përrenjasit, Nuri Belbën.

Përmes një postimi në Facebook, Balla e ka cilësuar Belbën si një kandidat shumë të mirë e të ndërshëm.

Në fund të postimit ai ka thënë se kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të harrojnë se do të pengojnë Prrenjasin të shkojë për të votuar më 30 qershor. Balla tha se është vepër penale të pengosh zgjedhjet, dhe mund të dënohesh me 7 vjet burg

Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Prrenjasit. Kemi shansin t’u ofrojmë qytetarëve të Prrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë. Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba – Faqja Zyrtare, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara.

Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria.

Por tashmë është koha gjithashtu të kërkojmë ndjesë përpara qytetarëve për atë gabim trashanik që e lamë Bashkinë e Prrenjasit në duart e LSI. Një drejtuese bashkie që zhgënjeu besimin e banorëve, po të kemi parasysh numrin e madh të fondeve që ka marrë bashkia dhe cilësinë tmerrësisht të dobët të punëve.Më 30 Qershor do të mbahen zgjedhjet vendore dhe ta harrojë Monika, Luli, Saliu që mund të pengojnë popullin e Prrenjasit të shkojnë të votojnë

Është vepër penale, dënohet me 7 vjet burg kushdo që pengon zgjedhësit të votojnë, kushdo që dhunon qoftë edhe derën e qendrës së votimit”, shkruan Balla./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ja kur do ta shohim sërish në publik Meghan Marklen!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.