Zgjedhjet Europiane/ Basha uron EPP dhe i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas
Dritare.net
Basha ka uruar presidentin Joseph Daul dhe PPE, ndërsa shkruan se forca e qytetarëve në demokraci është vota.
Basha gjithashtu ka shkruar në fund “Asnjë hap pas”, dhe duket se vjen si përgjigje për letrën e 6 të kryeministrit Edi Rama.
“Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.
Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Ëeber.
Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas!”-shkruan Basha./ I.M-Dritare.net