Zgjatja e mandatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, OSBE: Përmirësoni legjislacionin!

OSBE-ja ka mirëpritur zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.  OSBE-ja shprehet se, zgjerimi i objektivit të punës, të komisionit është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.”,- shkruan OSBE-ja/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tenton të bëjë foto në majë të malit, bie dhe humb jetën studentja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.