Zemërim masiv/ Ylli i filmave Jackie Chan kundër protestës në Hong Kong, mbështetë Pekinin
Dritare.net
Ylli i filmave aksion, Jackie Chan ka shkaktuar një zemërim të madh, pasi ai ka mbështetur Pekinin dhe ka kundërshtuar protestat në Hong Kong, të cilat vojojnë dhunshëm prej javësh.
Chan i konsideroi “të trishtueshme dhe dëshpëruese” protestat dhe gjatë intervistës televizive dha mbështetje për flamurin kinez.
Një flamur i Kinës u hodh në det nga protestuesit e Hong Kongut si shenjë protestë, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar 5 persona për ngjarjen.
Jackie Chan tha se mbështet fushatën kundër “përdhosjes së flamurit kombëtar” dhe se trazirat e vazhdueshme “po kthehen në shqetësim për shumë njerëz”. Ai shtoi se shpreson se “Hong Kongu do të rikthehet shpejt te paqja”.
Faqja në “Tëitter” Hong Kong Ëorld City shkruan ndaj aktorit se; “Hong Kongu të urren”./ I.M-Dritare.net