Zelandë e Re/ Kryetari i parlamentit ushqen foshnjën e deputetit në seancë
E Mërkurë 21 Gusht 2019, 18:06
Dritare.net
Kryetari i Parlamentit në Zelandën e Re, Trevor Mallard, ka çuditur së fundmi teksa në një seancë plenare ka marrë një foshnjë të një deputeti dhe e ka ushqyer.
Trevor Mallard, postoi në tëitter një foto të tijën, teksa mbante në prehër foshnjën e Tamati Coffey, në karrigen e kryetarit të parlamentit.
Coffey, një deputet laburist, njoftoi për lindjen e të birit, Titanekai Smith Coffey, në korrik, ndërsa kjo është hera e parë që e merr në seancë.
Gjatë seancës, Mallard, baba i tre fëmijëve, mori rolin e babysitterit në të njëjtën kohë me atë të kryetarit. / I.M-Dritare.net