Zef Brozi: Mafia politike e financuar nga anti-perëndimorët vepron për destabilizim
Dritare.net
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Brozi shkruan se Prokuroria nuk duhet ti përkëdhelë politikanë e arrestuar dhe aq më tepër ti lejojë ata të tallen me të.
Postimi i plotë i Zef Brozit
I bej apel prokurorise dhe gjithe institucioneve shtetërore te zbatojne pa asnje hezitim e tolerance ligjin ndaj atyre qe po tentojne t’i vene flaken shkollave, qendrave te votimit, qe po shkaterrojne materialet e zgjedhjeve, qe pengojne e dhunojne fushaten zgjedhore. Keto akte nuk kane asgje te perbashket me demokracine.
Prokuroria nuk duhet t’i perkedhele edhe me tej politikanet e korruptuar. Aq me teper nuk duhet te lejoje qe politikanet e thirrur si te pandehur te tallen me prokurorine e ligjin duke refuzuar te paraqiten.
Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore qe veprojne kunder vendit tone, jane bashkuar per te destabilizuar Shqiperine.
U bej apel te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe duan familjet dhe vendin e tyre, te distancohen nga keto banda kriminale e terroriste te udhehequra nga disa politikane te korruptuar e inkriminuar qe besojme seshpejti do te vihen ne banken e te akuzuarve.
Zef Brozi
Uashington,DC/e.k-Dritare.net