Zef Brozi: Mafia politike e financuar nga anti-perëndimorët vepron për destabilizim

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka komentuar djegien e KZAZ-së në Shkodër dhe tensionet në Tropojë dhe Lezhë, duke thënë se prokuroria nuk duhet të hezitojë në arrestimin e atyre që i vënë flakën shkollave dhe se ka mafie politike që financohen nga vende anti-perëndimore që kërkojnë destabilizimin e vendit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Brozi shkruan se Prokuroria nuk duhet ti përkëdhelë politikanë e arrestuar dhe aq më tepër ti lejojë ata të tallen me të.

Postimi i plotë i Zef Brozit

I bej apel prokurorise dhe gjithe  institucioneve shtetërore te zbatojne pa asnje hezitim e tolerance ligjin ndaj atyre qe po tentojne t’i vene flaken shkollave, qendrave te votimit, qe po shkaterrojne materialet e zgjedhjeve, qe pengojne e dhunojne fushaten zgjedhore. Keto akte nuk kane asgje te perbashket me demokracine.

LEXO DHE :  Sa kushton të pushosh në Shqipëri? Ja çmimet nga Jugu në Veri!

Prokuroria nuk duhet t’i perkedhele edhe me tej politikanet e korruptuar. Aq me teper nuk duhet te lejoje qe politikanet e thirrur si te pandehur te tallen me prokurorine e ligjin duke refuzuar te paraqiten.

Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore qe veprojne kunder vendit tone, jane bashkuar per te destabilizuar Shqiperine.

U bej apel te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe duan familjet dhe vendin e tyre, te distancohen nga keto banda kriminale e terroriste te udhehequra nga disa politikane te korruptuar e inkriminuar qe besojme seshpejti do te vihen ne banken e te akuzuarve.

Zef Brozi

Uashington,DC/e.k-Dritare.net

1 Koment

  1. O Zoti Zef Broci….
    Po te pakten mos u poziciono kaq hapur pro mazhorances mor zoteri…
    Po ke
    Jeton dhe ne nje vend qe eshte djepi i demokracise ne bote dhe te kesh keto mendime…
    Turp tju vi…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.