Zbuluesit të ADN-së, James Watson, i hiqen titujt e nderit pas pikëpamjeve për racat
Dritare.net
Shkencëtarit 90-vjeçar James Watson do t’i revokoheshin të gjithë titujt dhe nderimet, nga laboratori “Cold Spring Harbor”, të cilin ai e udhëhoqi për shumë vite.
Presidenti i laboratorit Bruce Stillman, gjatë një deklarate u shpreh se, ky institucion “kundërshton qartazi mendimet e pabazuara dhe të pavërteta personale të Dr.James D. Watson, të shprehura në temën e përkatësisë etnike dhe gjenetike".
"Deklaratat e Dr. Watson janë të dënueshme, të pambështetura nga shkenca, dhe në asnjë mënyrë nuk paraqesin pikëpamjet e CSHL, administratorëve të tij, fakultetit, stafit apo studentëve. Laboratori dënon keqpërdorimin e shkencës për të justifikuar paragjykimet mbi racën njerëzore".
Së bashku me Francis Crick dhe Rosalind Franklin, shkencëtari James Watson ishte një nga studiuesit që zbuluan strukturën e dyfishtë spirale të ADN-së në vitin 1953.
Në vitin 2007, laboratori e hoqi atë nga detyra e kancelarit, pasi kishte deklaruar “Sunday Times” se “ishte pesimist lidhur me perspektivën e Afrikës”, sepse "të gjitha politikat tona shoqërore bazohen në faktin se inteligjenca e tyre është e njëjtë me tonën, por në fakt të gjitha testet dhe studimet kanë treguar se nuk është kështu”.
Më tej ai kishte shtuar se “Teksa uronte dhe do donte që të gjitha racat të ishin të barabarta, personat të cilët punonin me persona me ngjyrë, kishin konstatuar se në fakt ishin të ndryshëm”.
Në atë kohë, Watson kërkoj ndjesë për këto deklarata, por në një dokumentar të realizuar të fundmi, ai shprehej se pikëpamja e tij nuk kishte ndryshuar./Driatre.net