Zbuloni shpirtin binjak, sipas shenjës së horoskopit!
E Premte 21 Shtator 2018, 20:08
Dritare.net
Cila shenjë do të ishte shpirti juaj binjak? Zbulojeni duke lexuar artikullin e dritare.net
- Dashi do të ishte një përputhje shumë e mirë me Luanin dhe Shigjetarin. Nëse takoni një Shigjetar ose Luan, atëherë keni gjetur shpirtin tuaj binjak.
- Për Demat, shenjat e shpirtit binjak do të ishin: Virgjëresha, Bricjapi, Peshorja. Këto shenja janë të lidhura me njëra-tjetrën nga ndjenja e bukurisë dhe dëshirës. Sigurisht do të jenë edhe miqtë e përsosur për ju, informon dritare.net
- Binjakët, si shpirt binjak kanë Peshoren, Ujorin dhe Luanin, informon dritare.net
- Nëse Gaforrja do të takonte një Peshk, Gaforre dhe Akrep, nuk duhet ta lërë të ikë, pasi do të gjejnë mbështetje dhe besim.
- Për Luanin, shpirti binjak do të ishte: Luani, Dashi dhe Shigjetari. Nëse i takoni këto shenja, dritare.net ju këshillon t’i përqafoni, pasi do t’i keni gjithmonë pranë, do të frymëzoheni nga ata. Dhe për më tepër Luani nuk harrohet lehtë dhe këto lidhje do të ishin perfekte.
- Virgjëreshës nuk i pëlqen drama dhe për këtë përputhja më e mirë, për shpirtin binjak do të ishte Bricjapi dhe Demi.
- Peshorja do të kishte një lidhje harmonike me Binjakët dhe Ujorin. Peshorja është dhe dëshiron të ketë një partner harmonik, tërheqës, që i ofron siguri dhe emocion.
- Akrepi ka nevojë për dikë që është i mbizotëruar nga dëshira dhe durimi i madh. Këto i ofron vetëm Gaforrja, Peshqit, Bricjapi dhe Demi. Nëse keni pranë vetes një nga këto shenja, mos e largoni, këshillon dritare.net.
- Shpirti binjak për Shigjetarin do të ishte vetëm Dashi, Luani dhe Binjakët. Shigjetarët e duan lirinë, ata janë endacakë dhe këto shenja po ashtu.
- Bricjapi, ka një lidhje të fortë me Demin, Virgjëreshën dhe Gaforren. Zakonisht Bricjapët duan të përparojnë, dhe marrin frymëzim nga Virgjëreshat, guxim nga Luani dhe përmbushje nga Gaforrja.
- Ujori, lidhjen me shpirtin binjak do ta kishte me, Binjakët, Peshoret, Shigjetarët dhe Luanët. Ujorit nuk i pëlqejnë kufijtë dhe kufizimet, ata duan liri, si edhe këto shenja të tjera.
- Për Peshqit, shpirti ideal do të ishte Gaforrja ose Akrepi. Mes tyre ekziston një lidhje emocionale e fortë. Por këto shenja, gjithashtu i bëjnë Peshqit të ndihen të vetmuar, ose trishtuar, për shkak të paaftësisë për të shprehur emocionet e tyre./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net
l