Zbuloni personalitetin tuaj nëpërmjet ngjyrës së syve!

Kafe, jeshile, blu, gri apo e zezë, cila është ngjyra e syve tuaj? Të gjitha ngjyrat e syve janë të bukura dhe unike. Ju nuk e dinit, por ngjyra e syve ju bën edhe të veçantë. Nëse e pyet një të dashuruar se çfarë të tërhoqi te e dashura apo i dashuri, ai/ajo do të thotë: sytë. Nuk e thonë kot jo,”sytë janë pasqyra e shpirtit”. Epo janë me të vërtetë. Vetëm me anë të ngjyrës së syve, ne kuptojmë diçka më shumë rreth jush dhe personalitetit tuaj. Ja pra dritare.net ka sjellë për ju se çfarë përfaqësoni sipas ngjyrës tuaj të syve.

 

  • Kafe

Njerëzit me sy kafe lindin udhëheqës. Ata mund të mos e kuptojnë vetë këtë fakt, por të tjerët po. Këta njerëz rrezatojnë më shumë besim, se shumica e njerëzve të tjerë. Nëse sytë tuaj janë më të errët, kjo do të thotë se ka më shumë melaninë në lëkurën dhe trupin tuaj, i cili lidhet me aftësinë për të menduar shpejt.

  • Blu
LEXO DHE :  Foto/ 8 gra magjepsëse, që në të vërtetë kanë lindur meshkuj!

Njerëzit me sy blu janë parë shpesh si të sjellshëm dhe sexy, por rrallë si inteligjente. Njerëzit me sy të kaltër kanë një forcë madhështore për brenda. Studimet kanë treguar se, gratë me sy blu janë shpesh më të afta të durojnë punën se sa të tjerët. Njerëzit me sy blu kanë një tolerancë më të lartë alkooli, informon dritare.net

 

  • Gri

Sytë e hirit janë njëlloj si sytë blu. Njerëzit me sy gri janë shpesh të vështirë për t’u kuptuar. Ata mund të jenë  të balancuar, por gjithashtu mund të kenë një personalitet të dyfishtë. Njerëzit me sy gri mund të duken të papërshtatshëm,  por kanë shumë miq besnikë rreth tyre, informon dritare.net

  • Jeshile

Ngjyra e gjelbër është ngjyra më e rrallë e syve. Njerëzit me sy të gjelbër shpesh janë shumë krijues. Ata kanë aftësitë udhëheqëse të njerëzve me sy kafe dhe forcën e brendshme të njerëzve me ngjyrë blu. Ëëëmm, e bukur kjo!/Përshati; Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.