Zbuloni efektet pozitive të jaseminit, në shëndet!
Dritare.net
Kjo lule përdoret në gatim dhe mbahet në shtëpi. Bima njihet për aromën e këndshme, shijen dhe vetitë e saj kuruese. Njerëzit e përdorin si ilaç natyral kundër një sërë sëmundjesh, kryesisht ankthit dhe tretjes.
Disa studime të kryera në Gjermani zbuluan se thithja e aromës së jaseminit për disa minuta, të qetëson në mënyrë drastike. Studiuesit zbuluan se molekulat e vajit të jaseminës pasi futeshin në mushkri dhe gjak, kalojnë në tru. Aroma prek qelizat nervore, duke ulur ankthin.
Jasemini përdoret dhe për problemet me tretjen, falë antioksidantëve që ka. Antioksidantët ndihmojnë në përmirësimin e përthithjes së lëndëve ushqyese dhe zorrëve të shëndetshme, duke bashkëvepruar me enzimat gastrointestinale.
Bima promovon rritjen e baktereve të mira në zorrë dhe ndihmon në eliminimin e baktereve të dëmshme, të cilat janë përgjegjës për çrregullime të zakonshme gastrointestinale dhe mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre./E.B-dritare.net