Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles 36-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare modelja kanadeze, Stefanie Sherk. Së fundmi mësohet se, modelja kanadeze u gjet e pajetë në pjesën e poshtme të pishinës nga burri i saj. Ndërkohë, sipas policisë modelja është vetëvrarë, informon dritare.net

Shark, u gjet e vdekur nga burri, pasi ky i fundit u kthye nga pazari. Sipas ekspertizës mjekoligjore, 36-vjeçarja vdiq nga encefalopati anoksik, ku indet e trurit janë të privuar nga oksigjeni, asfiksia dhe mbytja.

Ekspertiza mjekoligjore bie në kundërshti me deklaratën e të shoqit Demian Bichir, i cili tha se e shoqja vdiq në mënyrë paqësore.

LEXO DHE :  Jam përkthyese në Shqipëri dhe kam një ëndërr!

Demian Bichir e vlerësoi bashkëshorten si një grua të bukur, engjëllore dhe të talentuar, ndërsa njoftoi me dhimbje të madhe se Stefanie kishte vdekur në mënyrë paqësore, informon dritare.net

Duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes, aktori shkroi se: ‘Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Nájera, me dhimbje të pakonceptueshme, unë njoftoj që më 20 prill 2019, Stefanie Sherk, gruaja ime e dashur, vdiq në paqe.“/K.C/dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.