Zbulohet shifra e çmendur që do marrë Sokol Çikalleshi te skuadra e re

Transferimi i Sokol Çikalleshit te Osmanlispor, i ka kushtuar klubit turk plot 4.5 milionë euro. Një shifër goxha e lartë që nxjerr në pah besimin e drejtuesve të skuadrës turke për sulmuesin shqiptar.

2 milionë euro u derdhën në arkat e Basashkeirit për të blerë kartonin e bomberit kavajas. Ndërkohë “Panorama Sport” mëson se Çikalleshi do të fitojë 850 mijë euro në sezon.

LEXO DHE :  4-vjeçari shokon botën, thotë se është mishërim i Princeshës Diana

27-vjeçari ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Osmanlispor dhe shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës së tij të re në stërvitje.

Sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër veç se ta justifikojë me gola, shpenzimin marramendës të bërë nga drejtuesit e klubit, për të siguruar shërbimet e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.