Zbulohet regjistrimi mes Trump dhe ish-të dashurës së tij, dhe pagesat marramendëse
Dritare.net
New York Times raportoi se avokati i vjetër i Trump, Michael Cohen, regjistroi bisedën dhe regjistrimi u kap këtë vit nga FBI gjatë një bastisjeje në zyrën e Cohen.
Roli i avokatit është duke u hetuar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili po shqyrton nëse ligjet federale të financimit të fushatës janë shkelur.
Sipas New York Times, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani, i cili është rekrutuar nga Trump si një avokat personal, konfirmoi se regjistrimi ekziston dhe se biseda dy minutëshe përfshin Trump duke diskutuar për pagesat ndaj Karen McDougal, e cila ka pohuar kishte një lidhje me Trump në vitin 2006, pak pas lindjes së djalit të tij më të vogël.
Giuliani pretendoi se pagesat nuk u bënë dhe se Trump nuk bëri asgjë të gabuar. Përfaqësuesit për Trump kanë mohuar këtë çështje.
Kjo çështje ka sjellë një burim ankthi të madh në Shtëpinë e Bardhë, veçnarisht për përmbajtjen e asaj që gjendet e regjistruar.
Aty flitet për historinë 1 vjecare të Trump me modelen, të cilën e pagoi 150 mijë dollarë që të mos zbuluar asgjë për mediat./ I.M-Dritare.net