Zbulohet lista e kandidatëve për në Gjykatën e Strasburgut, lihet jashtë Ina Rama

Zbulohen emrat e kandidatëve nga Shqipëria për në Gjykatën e Strasburgut. Ora News, teksa i referohet burimeve të veta raporton sot se në listë nuk është emri i ish kryeprokurores Ina Rama, ndërsa kandidon sërish Gent Ibrahimi dhe Sokol Berberi. Në garë janë dhe Aleksandër Muskaj, Asllan Karaj, Aurela Anastasi, Elira Kokona, Ermal Frashëri, Marjana Selimi Tutulani, Markeljan Koça, Oriona Muçollari, Suela Mëneri. Kujtojmë se në fillim të nëntorit, qeveria shqiptare çeli edhe njëherë aplikimin për kandidaturën për gjyqtar të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo pasi, në shtator, Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Ina Rama, u skualifikuan nga Këshilli i Europës, si kandidatë për gjykatës në Gjykatën Europiane.

LEXO DHE :  Ambulanca përplas këmbësoren te Rruga e Durrësit dhe e çon në spital

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.