Zbulohet kush do jetë trajneri i ri, një slloven për stolin e Luftëtarit

Trajneri nga Sllovenia, Millosh Kostiç, është vetëm një hap larg firmës me klubin e Luftëtarit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin gjirokastrit, se ditët e fundit, presidenti Grigor Tavo është takuar me 46-vjeçarin nga Lubjana. Palët kanë diskutuar rreth kushteve që ka klubi dhe natyrisht kërkesave të trajnerit.

 

Synimet janë që të kalohet të paktën një tur në Ligën e Europës dhe që Luftëtari të jetë sërish pretendent për vendet e nderit në kampionatin e sezonit 2018- 2019. Mësohet se slloveni e ka pranuar ofertën e Tavos dhe tashmë po diskutohen vetëm detajet e fundit të marrëveshjes. Gjasat janë që Kostiç të mbërrijë në Gjirokastër bashkë me një ndihmës, që pritet të jetë gjithashtu slloven. Sa i përket stafit teknik që mbylli sezonin, e sigurt është që do të qëndrojë në detyrën e përgatitësit atletik, greku Kostas Kolcidhas.

Gjithashtu, në rolin e trajnerit të portierëve do të vazhdojë boshnjaku Jovan Mihajloviç. Pra, një staf tërësisht i huaj për Luftëtarin, që ndahet kështu me trajnerin Hasan Lika, i cili pati një meritë të madhe në suksesin historik të gjirokastritëve gjatë sezonit të fundit. Gazeta më- son se trajneri i ri i Luftëtarit do të jetë në Gjirokastër më 6 qershor, kur dhe lojtarët janë njoftuar për grumbullimin e ekipit. Kostiç ka drejtuar në të kaluarën Kombëtaret U-17 dhe U-19 të Sllovenisë, nga viti 2013 deri në 2018. Në vendin e tij njihet më shumë si një zbulues talentesh.

LEXO DHE :  Komediani i njohur amerikan, me pushime në Shqipëri

Në rang klubesh, slloveni ka qenë zv.trajner i Cervena Zvezdës në sezonin 2013-2014, ndërsa më pas ka drejtuar Liersen në Belgjikë për një sezon. Për një kohë të shkurtër ka qenë trajner i NK Krka në Slloveni, ndërsa ka provuar të drejtojë për vetëm dy muaj klubin e njohur boshnjak, Zeljzeniçar. Së fundmi, Kostiç ka qenë në Greqi në krye të ekipeve Aharnaikos dhe Iraklis, që militojnë në ligat e ulëta, pavarësisht se selanikasit kanë një emër të madh.

Merkato
Edhe Luftëtari pret Skënderbeun për të lëvizur në merkato. Burime në klub konfirmuan dje se në rast mospjesëmarrje të korçarëve në Europë, është thuajse e sigurt se të paktën dy lojtarë të kampionëve në fuqi do të luajnë për Luftëtarin. Sipas të gjitha gjasave, mund të jenë Xhejms Adeniji, Enis Gavazaj apo ndonjë tjetër lojtar krahu, por asgjë nuk është e sigurt.

Zyrtarisht, Luftëtari do të bëjë katër përforcime, duke marrë një portier, një qendërmbrojtës dhe dy sulmues krahu, për të zëvendësuar në mënyrën më të mirë Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun. Drejtori teknik i gjirokastritëve, Vangjel Çavo, prej ditësh ndodhet në Athinë për të negociuar me lojtarë që Luftëtari ka pikasur prej kohësh, pikërisht në pozicionet e lartpërmendura. Gjirokastritët po shikojnë gjithashtu edhe disa mundësi që kanë nga tregu vendës./panorama.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.