Marina, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara, gjatë ditëlindjes së saj dha lajmin se është fejuar me biznesmenin nga Shkodra Edi Ismaili. Sipas NewsBomb ai njihet për jetën e tij të shfrenuar mes Shkodrës dhe Belgjikës si dhe njihet për makinat e tij të shtrenjta. Vetëm pak kohë më parë ai ka hapur edhe një lokal në zonën e Bllokut. Edi dhe Marina janë në lidhje me njëri-tjetrin prej disa muajsh.