Zbulohet dokumenti i polemikave, ja pse u dënua Partizani!

Pas përfundimit të kampi onatit, Partizani u përball me një gjobë prej 2 milionë lekësh nga ana e Komisionit të Disiplinës, për sjelljen e tifozëve të kuqtë në transfertën e Vlorës, pikërisht në javën e parafundit. Të kuqtë e kishin kërkuar me kohë argumentimin e gjobës së faturuar nga Disiplina, por nuk u kishte ardhur asnjë përgjigje.

Por, debati i prodhuar së fundmi mes klubit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, dhe i pasqyruar në “Panorama Sport”, ka vënë në lëvizje instancat për të sqaruar arsyet e gjobitjes.

Në reagimin e dhënë për “Panorama Sport” në lidhje me analizën që Shulku u bëri dështimeve të ishklubit të tij, Partizani, pas rreshtimit të akuzave ndaj produktit që drejton Shulku, përmes gazetës, “demat” i kujtuan FSHF-së se pse nuk u jep arsyet e gjobitjes në ndeshjen e javës së 35-të, vendim i cili u mor pas përfundimit të kampionatit?

LEXO DHE :  Ironia e mediave austriake: Në Austri rrëzohet qeveria, në Shqipëri një video-përgjim të bën President

Si koincidencë, pas bërjes publike të kësaj kërkese, Disiplina është mbledhur, pikërisht kur lajmi ka dalë në faqen “online” të “Panorama Sport”. Disiplina ka argumentuar shkeljet e tifozëve të kuq në Vlorë (sharje në kor ndaj FSHF-së), të cilët u gjobitën 2 milionë lekë.

Ndonëse dokumenti i Disiplinës mban datën 4 qershor, të kuqtë janë njohur me argumentim vetëm dje, i cili u ka kaluar përmes rrugës elektronike, me e-mail. Reagimi i Partizanit prodhoi shumë akuza përkundrejt FSHF-së, ku më e rënda ishte për garë të paracaktuar, por reagim ka pasur vetëm për argumentimin e gjobës së fundit./panorama.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.