Zbulohet certifikata e lindjes së bebit mbretëror, zbulohet e vërteta e dukeshës Meghan

Vetëm 10 ditë pas lindjes së bebit mbretëror Archie Harrison Mountbatten-Windsor, është zbuluar certifikata e lindjes së tij, ku edhe janë zbuluar disa detaje që përfliteshin në shumë media britanike dhe jo vetëm.

Princi i vogël erdhi në jetë në spitalin luksoz “Portland Hospital” në Londër, ku kanë lindur edhe shumë personazhe të njohur si, dukesha e York-ut, Victoria Beckham, Liz Hurley, Jools Oliver etj.

Një natë në këtë spital kushton 1,800 paund, megjithatë spitali ka edhe disa dhoma ekskluzive për mbretërorët dhe VIP, në të cilat kushton mbi 2000 paund nata.

LEXO DHE :  Xhaçka apel qytetarëve: Ndihmoni të prekurit nga tërmeti

Por ajo që bëri të ziejnë të gjitha mediat britanike ishte profesioni i Meghan Markle, i cili është shënuar në certifikatë si “Princeshë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Duket se Dukesha e Sussexit e ka lënë tashmë profesionin e aktrimit dhe do të jetë një princeshë në United Kindom./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.