Forcat e policisë kanë rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar që në orët e para të mëngjesit. Që prej 24 orësh qytetarë dhe aktorë janë mbledhur para Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij. Në mbështetje të qytetarëve kanë shkuar edhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetës të Partisë Demokratike. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Punonjësit kanë nisur zbrazjen e orendive nga Teatri Kombëtar, për t’i lënë vend projektit të ri./K.C/dritare.net