Zbardhet vendimi 140 faqesh për dënimin e Saimir Tahirin
E Hënë 28 Tetor 2019, 13:01
Dritare.net
Gjykata ka dorëzuar në sekretari dosjen e vendimit, në total prej 140 faqesh, ku argumentohet dënimi më 3 vjet shërbim prove për Tahirin, që u shpall i fajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, ranë poshtë .
Në vendim, Gjykata arsyeton se nuk u provua që marrëdhëniet mes Tahirit dhe Moisi Habilajt kanë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikut të narkotikëve./E.B-dritare.net