Zbardhet skema e atentatit në ish-Bllok, konflikti para krimit

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshëm në zonën e  ish-Bllokut, ku mbeti i vdekur, Rigers Gaxha, 26 vjeç.

“Balkanweb” ka mësuar se në atentatin e mbrëmshëm janë plagosur tre persona, ndërsa pas kontrolleve të kryera, dyshohet se janë përdorur edhe dy pistoleta.

Dyshohet se objektiv i atentatit se ka qenë 36-vjeçari, Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë.

Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës.

Dy palët në konflikt kanë qenë brenda lokalit. Mes tyre ka pasur fillimisht një konflikt fizik e me pas u përdoren armët. Dyshohet se janë përdorur 2 pistoleta. Njëra prej tyre është gjetur në vendin e ngjarjes. Burimet thonë se konflikti ka nisur nga viktima Rigers Gaxha, i cili ka goditur me grusht palën kundërshtare. Me pas ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 tyre.

LEXO DHE :  Rama i nis letrën e pestë Bashës: Shpresa vdes e fundit, kërkoj sërish dialog!

Burimet thonë se skena ka qenë e përgjakshme dhe lokali është mbushur me gjak. Jashtë lokalit policia sekuestroi 2 mjete, të cilat dyshohet se i përkisnin palëve në konflikt nje BMW dhe një Honda të ndezur.

Viktimë mbeti Rigers Gaxha, truproja e Ervis Martinit. Laert Hasa mik i tij. Rreth 2 orë pas ngjarjes në një spital privat në Tiranë u paraqit një tjetër person i plagosur me armë zjarri duke e çuar në 3 numrin  e të plagosurve. Policia nuk jep identitetin e të plagosurit te 3, por motivet te paqarta./bw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.