Zbardhen detajet, si u plagosën dy vëllezërit në Fushë- Krujë
Dritare.net
Dy vëllezërit janë përplasur me një person që nuk është identifikuar akoma nga policia. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri mbi dy vëllezërit dhe ka ikur në drejtim të paditur. Mbetet ende mister motivi që ka detyruar të shpallurin në kërkim të nxjerrë armën.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 09.06 2016, në orët e para të mëngjesit, në tregun e Tapizës, Fushë Krujë janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:
• K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).
Për pasojë të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftimin Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.