Zaev zbulon planin sekret për ndarjen e Kosovës, vjen reagimi i parë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka zbardhur planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës përmes një bisede të publikuar nga Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov.

Ai deklaron se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i rus Valadimir Putin po e përgatisnin ndarjen e Kosovës.

Zaev ka përmendur edhe bisedën me kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe ShBA-të janë në dijeni për këtë plan. Po ashtu, ai ka përmendur me saktësi se Kosova do ti jep Serbisë 10 komuna, ndërsa disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” ka folur rreth planit sekret për të cilin ka folur kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zaev.

Haziri ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve si marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në interes të Kosovës dhe se ky është projekt anti shqiptar.

“Ideja e korrigjimit të kufijve si marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë gjithçka përveç jo në interes të Kosovës dhe në përgjithësi shqiptareve në Ballkan. Kur e themi se ky projekt është anti shqiptar atëherë është lehtë e kuptueshme se kush mund të qëndroj prapa planeve anti shqiptare, patjetër që është Rusia dhe Turqia e udhëhequr nga diktatori Erdogan, shtete këto të cilat kanë interesat gjeo-strategjike për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon”, ka thënë ai për “Bota sot”.

LEXO DHE :  Rama nxjerr fotot e bizneseve të bllokuara nga Tatimet: Stop informalitetit!

Gjithashtu, Haziri ka deklaruar se nuk është e  habitshme që Thaçi dhe Rama janë bërë e këtij plani, pasi që po mundohen q të shpëtojnë karrierën politike.

“Nuk është fare e habitshme pse elita politike në Prishtinë dhe në Tiranë, konkretisht Thaçi dhe Rama janë bërë pjesë e këtij plani, pasi përmes arritjes së ndonjë marrëveshje eventuale me Serbinë do të mund ta shpëtonin karrierën e tyre politike të cilën e kanë ndërtuar mbi krim dhe korrupsion”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

Ai beson që këtë plan do ta kundërshtojnë aletet perëndimor të Kosovës, si SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania.

“Por, duke e parë këtë tendencë ruso-turke, besoj se aletet perëndimor të Kosovës, SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, do ta kundërshtojnë fuqishëm këtë plan pasi prek interesat perëndimore dhe e kthen Ballkanin sërish në arenë luftërash të përgjakshme e që mund të dërgoj edhe në fundin e ekzistimit të vet BE-së”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot/E.D-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.