Ymeri: Kosova nuk ka më opozitë të bashkuar
E Premte 22 Prill 2016, 21:09
Dritare.net
Ai në një intervistë në emisionin “Argument Plus” në RTV21 ka thënë se vendimet e njëanshme të AAK’së kanë ndikuar në ftohjen e raporteve në mes opozitës.
“Kemi
pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK'së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka
dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri.
Ai ka ripërsëritur se nuk do ti bashkohen protestës së 14 majit të thirrur nga AAK.
“Nëse nuk ndodh një dakordim i ri ne nuk do të marrim pjesë”, u shpreh Ymeri.