Ylli Manjani i përgjigjet Kryemadhit: S'kam luajtur e as luaj me Edi Ramën!
Dritare.net
Kësaj deklarate i është përgjigjur sot ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në Facebook.
Manjani shkruan se nuk po luan lojën e Ramës, por sipas tij sistemin Proporconal Rajonal që kemi tani është hajduti më i madh i mandateve dhe duhet ndryshuar.
Më tej ai shton se mbështet opozitën zyrtare si institucionin e vetëm të demokracisë në vend.
"Sa më takon e konsideroj fyerje sentencën "kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës"!
Me Edi Ramën kam patur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot. Por kam bashkëpunuar me sinqeritet dhe jam ndarë me shumë forcë prej lojërave të Tij edhe duke qenë brenda.
As kam luajtur e as luaj me Edi Ramën.
Ndaj e konsideroj Fyerje të rëndë madje deklarimin se ".... bën lojën e Edi Ramës"! Gjithmonë për sa më takon mua. Nuk e di për të tjerë.
Sistemi zgjedhor, pra Proporcionali Rajonal që sot kemi është hajduti më i madh i votave. Ky është fakt e jo supozim. Merrni zgjedhjet e fundit e lexojuani rezultatin. PS me 48% duhet të kisjte 68 mandate, por bë fakt sistemi i dha 74 të vetat, pa aleatët.
Ku ta kërkojmë hajdutin, përveç se këtu te sistemi?!
As canabis e as mjetet e tjera të manipulimit nuk e siguruan dot këtë sasi mandatesh plot 6 të tilla, që jua dha sistemi.
Dhe përse nuk u dashka folur për sistemin?! Përse qenkemi me Edi Ramën kur i themi se ky sistem jo vetëm e mban në pushtet por në pushtet monist madje?!
Kush është me Edi Ramën, denoncuesit e sistemit hajdut, apo mbrojtësit e sistemit?! Kush është me Edi Ramën kritikët, apo ata që bëjnë marrëveshje me të?!
E përsëris: mbetem mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pluralizmit politik. Mbështes pra opozitën zyrtare si institucionin e vetëm të demokracisë në vend.
Por, nuk pranoj fyerjen se qenkam me Edi Ramën!
Dhe PO, ky sistem pra Proporcionali Rajonal është hajduti më i madh i mandateve; është arma vrastare e padukshme e vullnetit të votuesve; është pabarazia më e madhe e vlerës së votës së njerëzve.
Këtë sistem e bëri dhe është vetë Edi Rama!
P.s. zakonisht mi dëgjojnë fjalët me vonesë dhe kur mi dëgjojnë nuk pushojnë duke më cituar. Kjo nuk më intereson. Por çështja e sistemit zgjedhor është thelbi i reformës zgjedhore!
Ndaj mjaft me sentenca fyerjesh, por të përqendrohemi tek problemi. Është krejt tjetër gjë pamundësia për.ta ndryshuar! Por mbrojta e këtij sistemi është e gabuar!!!", shkruan Manjani./E.B-dritare.net