Ylli i Chelseas, Real Madrid e Bajernit shokon fansat: Nuk do të luaj më futboll

Ish-lojtari i Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich, Arjen Robben i ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e tij të fundit, ku ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.

36 vjeçari holandez i jep fund një karriere 19-vjeçare të shkëlqyer të mbushur plot me trofe.

Ai ka realizuat plotë 660 ndeshje, me 210 gola të tij.

 “Kam vendosur që ta mbyll karrierën time si profesionist. Pa dyshim, është vendimi më i vështirë, që më është dashur të marr ndonjëherë në jetë. Një vendim, në të cilin zemra dhe mendja përplaseshin me njëra-tjetrën. Dashuria për lojën të jep bindjen se ende mund të përballesh me gjithë botën, përballë realiteti se jo çdo gjë shkon ashtu si ti e do, dhe nuk je më djali 16-vjeçar që nuk e njeh dëmtimin. Për momentin, jam me shëndet dhe në formë, dhe si një tifoz i futbollit dhe shumë sporteve të tjera, dua të vazhdoj me këtë stil jete edhe në të ardhmen” kështu e njoftoi Robben largimin e tij./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Lamtumirë, Ballkan: Një rajon me një rënie demografike kritike

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.