Ylli amerikan i televizionit gjendet e vdekur në autostradë
E Mërkurë 15 Gusht 2018, 21:09
Dritare.net
Ylli amerikan i realit show-t amerikan Lyric McHenry është gjetur e vdekur menjëherë pasi ka festuar ditëlindjen e saj në Bregun Lindor.
26-vjeçarja është gjetur e vdekur në autostradën Major Deegan Expressway mëngjesin e të martës.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhunë, ndërsa ajo kishte hedhur gjatë gjithë natës instastory nga festa e ditëlindjes së saj.
Lyric thuhet se ishte 20 javësh shtatzënë, ndërsa hetimet ende nuk kanë zbardhur shkaqet e vdekjes së 26-vjeçres./ I.M-Dritare.net.