Xhisiela Maloku/ Prokuroria pushon hetimet për kërcënimin e oficerit Nuhu: Nuk ka prova

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet, për pretendimet e oficerit të policisë Emiliano Nuku, se është kërcënuar ndërsa po kryente hetime për Rexhep Rrajën, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.

Akuza argumenton se nuk ka prova që Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja, e për këtë shkak pak javë më parë, dosja është vendosur të arkivohet, duke rrëzuar pretendimet e ngritura nga denoncuesi.

LEXO DHE :  Tensionet në KZAZ, Lleshaj: Do të shkrijmë disa struktura të Policisë Bashkiake

Nuhu pretendonte të ishte kërcënuar nga Redjan e Ramazan Rraja, në një lokal në zonën e Unazës së Re.

Por, nga hetimet e prokurorisë, dhe bazuar në pamjet e kamerave, ku është parë takimi mes oficerit dhe personave që akuzonte, rezulton se ky takim ishte miqësor dhe nuk provohej që Emiljano Nuhu të ishte kërcënuar./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.