Xherdan Shaqiri rrëfehet për të parë: Korrja barin e komshiut, për të fituar para
Dritare.net
“Për të fituar para vëllai im punoi si montues vidash kurse un korrja barin e komshiut”, rrëfen Shaqiri.
Intervista e ‘SPOX’
Në moshën 4-vjeçare u futët për herë të parë në një klub futbolli…
Babai ka luajtur vetë futboll dhe ne të gjithë e kishim pasion futbollin. Qendrën stërvitore kishim shumë afër. Shkonim për pesë minuta. Prindërit e mi donin që ne të merreshim me sport për të mësuar disiplinën, në mënyrë që të mos bëheshim rrugaçë.
Më vonë, babai juaj humbi punën dhe ju të tre djemtë kishit shpenzime. Sa e vështirë ishte ajo kohë?
Kishim një standard të ulët jetese. Shpeshherë konsumonim ushqime të thjeshta, që nuk ishin të shtrenjta. Na shijonin gjithmonë. Nuk ishte e thjeshtë për një të ri që shokët e tij të ekipit shkonin për të ngrënë pas stërvitjes, ndërsa ne shkonim direkt në shtëpi. Nuk e kemi rënduar kurrë familjen, sepse ishte normale për ne.
Bashkëjetesa brenda familjes ka qenë e shëndetshme apo jo?
Absolutisht po. Bënim dhe bëjmë për njëri-tjetrin. Ajo çfarë na duhej ishte topi i futbollit, ushqimi, pija dhe gjumi. Më kujtohet ende sesi dy vëllezërit dhe më vonë unë mbuluam shpenzimet për të qenë lojtarë moshash te Bazeli. Në atë kohë duhej të merrje përsipër vetë gjysmën e shpenzimeve. Ishin mbi 1 mijë franga zvicerane. Vëllai Erdin kishte marrë pushimet. Një javë ai punoi si montues vidash syzesh plastike, ndërsa unë korrja barin e komshiut, me qëllim që të fitonim para./tema