Xhensila Myrtezaj rrëfen takimin e parë me Ijen: Kishte thirrur gjithë katundin

E ftuar në “Be coffe”, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj ka treguar për takimin e parë me Ijen e Besit. Ndërsa aktori, Erjon Isai e pyeti si ka qenë takimi me Ijen, Xhensila tha:

Xhensila Myrtezaj: O ç’më ke kujtuar. O Zot. Unë asaj kohe kam qenë relativisht e vogël, mund të them edhe minorene, kështu që nuk i kemi pas hapat e konsoliduar. Kemi qenë thjeshtë shokë. Besi më thotë, Xhensila do shkojmë të takojmë pak gjyshen time Ijen? Ok, i them unë, ishim thjeshtë shokë asaj kohe.

Bes Kallaku: Ka një detaj të bukur. Unë marr Ijen dhe i them do sjell Xhensilën, se e dine Ija që shoqërohesha me të. Po të lutem, i thashë, mos i thuaj asnjë gjë asnjë njeriu. Dua të jesh vetëm ti ke shtëpia, as komshinjve askujt i thashë, se do vij me nusen e jetës.

Xhensila Myrtezaj: Futem në Bubq dhe aq napa të bardha të mbledhura bashkë ndonjëherë nuk kisha parë kurrë. Të gjithë plakat e Bupqit ishin mbledh aty. I thashë Besit se mos ka ndonjë vaki a gjë? Sa afroheshim më shumë, aq më shumë njerëz.

Bes Kallaku: Kishte thirr krejt katundin Ija o vëlla. I thashë, ça ke bo mi Ije? Kanë ardh rastësisht, më tha. Dhe sa ka hy Xhensila në derë, u çuan plakat? “E hyni nusja në oborr…”

Xhensila Myrtezaj: Aty u konsolidua marrëdhënia jonë.“/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Aksident i rëndë në Rumani, vdes efektivi shqiptar dhe gruaja rumune

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.