Xhensila Myrtezaj: Horroret që kam dëgjuar në sallën e lindjes!
Dritare.net
Erion Isai: Ti ke asistuar në lindjen e gocës ë?
Bes Kallaku: Po, unë i kam prerë kërthizën Ajkës.
Erion Isai: Vetë e? Xheni…
Xhensila Myrtezaj: Nuk di ç’të them. Unë me thënë të drejtën e kisha përgatitur që ‘Besi dëgjo se është e rëndësishme të jesh mirë aty fizikisht, se mos na bën ndonjë gjë, të bie të fikët. Vëmendja duhet të jetë tek unë.’ Po nuk e kisha përgatitur aq shumë. Futem në sallë, dhe mjekët filluan procedurat e tyre dhe dëgjoja ‘uee, ça flet re? Ue, shih mor si e preu mor.’ Ndërkohë unë i dëgjoja të gjitha. “Uee, shih shih shih, koka, ua sa e bukur, hapu iher hapu”, d.m.th. nuk di, ‘horrohet’ që kam dëgjuar veshët e mi në atë kohë.
Bes Kallaku: Tha doktori pastaj, ore qenke i fortë ti. Si i thashë unë?
Xhensila Myrtezaj: ‘E kam pas lalën kasap unë’. Kështu gjithë krenari…/K.C/dritare.net