Xhensila ka qarë tre ditë rresht, dhe Besi sapo zbuloi arsyen pse
E Shtunë 20 Tetor 2018, 18:06
Dritare.net
Sot ajo rinis koncertet e saj, dhe të parin e ka në Vjenë. Në Instagram, ajo ka postuar një foto me Besin, në avion, krah njëri tjetrit, dhe Xhensilës i vërehen syte e ënjtur.
Ajo ka tre ditë që qan, se do ndahet nga e bija për një natë. Këtë e zbulon Besi me komentin që i ka bërë Xhensilës.
“Xhensila Myrtezaj, ata sytë e ënjtur që kanë tre ditë që qajnë, se do lësh vajzën vetëm. Fshije komentin po deshe. Më ke plasur veshët”, i shkruan në koment Besi.
Xhensila nuk ka faj që qan, sepse është me të vërtetë e vështirë të ndahesh nga vajza e vogël, dhe çdo nënë e kupton atë./E.B-dritare.net