Xhelal Mziu shokon në emision: Ju ftoj të hidhni baste

Kampionati shqiptar i futbollit është përfshirë gjatë ditëve të fundit në akuza për tolerime dhe pazare ndeshjesh.
I radhës që ka bërë deklaratën “bombë” është Xhelal Mziu, presidenti i Kamzës i cili lëshon një akuzë mjaft të rëndë ndaj rivalëve si Laçi dhe Teuta.

Këto dy skuadra janë rivale në luftën për mbijetesë me Kamzën dhe ndeshen mes tyre javën e ardhshme të kampionatit. Mziu tha në emisionin Fair Play në News 24 se kjo ndeshje do të fitohet nga Teuta dhe se ata që luajnë baste duhet të hedhin paratë në favor të durrsakëve.

LEXO DHE :  Basha: Rama është artist, ja për çfarë e ka fjalën kreu demokrat!

Teuta do të fitojë ndeshjen e radhës kundër Laçit. Kjo ndeshje do të jetë në lloto dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste që të luajnë fitoren e Teutës”, tha Mziu, duke treguar se ndeshja është paracaktuar./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.