Xhafaj sherr me Metën: Dashuria të mbaroi, të paktën ruaj qetësinë
E Enjte 21 Korrik 2016, 09:09
Dritare.net
Pas fjalës së Palokës i cili akuzoi PS se tjetër draft ka për votim e tjetër është ai i konsensusit, Meta ka kërkuar llogari nga Xhafa për mbledhjen e mbrëmshme. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Xhafës, i cili i ka kërkuar Metës të ulë zërin.
Xhafaj: Së pari ule zërin.
Meta: Jo zërin nuk e ul.
Xhafaj: Ul zërin, kam tre vjet që dëgjo një parullë me qetësi e dashuri, dashuria ka ikur të paktën ruaj qetësinë. Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin.
Me tej Xhafa ka sqaruar se komisioni duhet të diskutonte nene dhe të miratonte nene dhe nuk mund të shqyrtonte letrën e komisionerit Hahn.