Wikileaks akuza të rënda mbi Clinton: Vdekja e një 27 vjeçari rëndon mbi zgjedhjen e saj

Julian Assange thotë dhe nuk thotë. I intervistuar në programin televiziv holandez, Nieuwsuur, themeluesi i Wikileaks tregon një pistë shqetësuese për një vdekje që ka ngjyrosur me të kuqe zgjedhjet presidenciale amerikane: atë të Seth Rich.
Seth ishte një punonjës i Partisë Demokratike, 27 vjeç. Më 10 korrik, ndërsa ishte në rrugë në Uashington, ai u vra me disa plumba, duke përfshirë edhe një në shpinë. Vrasësi nuk ka marrë ndonjë gjë nga xhepat e tij. Policia në fakt gjeti në kufomën e Sethit, orën, portofolin dhe telefonin. Çdo gjë që një kriminel mund ta vidhte, por ato ishin të gjitha aty.

Një skenar, ky i vrasjes së Seth Rich, që të kujton historitë e zymta të Frank Underwood në “House of Cards”. Sipas asaj që bën të ditur Assange, në fakt, Seth kishte qenë një prej informatorëve të WikiLeaks. Siç është raportuar nga The Telegraph, shumëkush ka sugjeruar se prapa shpërndarjes së mbi 20 mijë emaileve të Hilari Klintonit, ka qenë pikërisht Seth. Dhe kjo është arsyeja pse, sipas Assange, i riu duhej të vritej.

LEXO DHE :  Theu kodet naziste, Alan Turing fytyra e re në kartëmonedhën 50 paund

Themeluesi i WikiLeaks, siç raportohet nga The Telegraph, ka ofruar 20 mijë dollarë, për ata që do të japin më shumë informacion në lidhje me vrasjen e Seth Rich. Një zëdhënës i policisë në Uashington tha se “ne ende nuk kemi asnjë informacion”, që mund të lidhë këtë vdekje me hetime të tjera.

Por emailet e shpërndara nga Wikileaks një peshë e kanë patur – dhe të madhe madje. Ato i kushtuan në fakt “kokën” Debbie Wasserman Schultzit, që në në kongresin e Filadelfias erdhi, por më pas dha dorëheqjen.

Assange është shprehur i gatshëm të botojë dokumenta të tjera që vërtetojnë pistën e akuzave të hedhura nga Seymour Hersh; në vitin 2011, konsullata amerikanë në Bengazi ishte vetëm vendi ku mbërrinin armët për rebelët – që më pas rezultuan të ishin al kaedistë – nga Libia në Siri. /il giornale – bota.al/

1 Koment

  1. Të akuzosh Hillary-n për vdekjen e Seth është absurde. Autori i vrasjes mund të ketë patur 1000 arësye. Të gjitha janë aludime pa bazë. Përse përfshihet Assange në zgjedhjet në Amerikë! Ai nuk është as qytetar Amerikan e as subjekt i zgjedhjeve! Në fakt do të thoja që ai është një spiun i paskrupullt dhe manipulator që keqpërdor fjalën e lirë në favor të të tjerëve por që në asnjë rast nuk ruan pa-anësinë në trajtimin e informacionit. Nga të gjithë qëndrimet që mban, nga i gjithë aktiviteti që bën kush mund të garantojë që Assange nuk financohet nga Rusia apo nga një shtet tjetër që nuk i intereson rroli Amerikan në balancat ndërkombëtare të pushtetit? Kush mund të thotë që Seth nuk është vrarë me qëllimin për të diskretituar Hillary-n pikërisht tani kur ajo ka klasifikimin më të mirë si presidente e ardhshme e Amerikës? Nëse do kishte qëllim ta eliminonte, përse “të dërguarit” e Hillary-t duhej ta bënin në këtë formë kaq të bujshme dhe dëmprurëse për fushatën e saj kur mund të ishte sajuar një arrest kardiak apo aksident me makinë a ndonjë gjë tjetër?
    Këto janë gënjeshtra diletanti dhe Assange e din shumë mirë këtë por ai luan dhe me siguri që paguhet mirë për këtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.