WhatsApp bllokohet, jashtë përdorimit edhe në Shqipëri!
E Martë 22 Janar 2019, 22:10
Dritare.net
Një ndër aplikacionet më të përdorura në botë për mesazhe, WhatsApp nuk po funksionon nnë pjesën më të madhe të globit.
Shumë përdorues të iOS dhe Android janë ankuar se nuk arrijnë të dërgojnë mesazhe dhe të rifreskojnë faqen.
Kompania WhatsApp ka marrë 8 mijë ankesa për 40 minuta nga vende si Rio, Nju Jork, Moska dhe disa kryeqytete të Europës.
Edhe në vendin tonë ky aplikacion ka shfaqur mjaft probleme./ I.M-Dritare.net