Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

West Side Family: Do përmbushim amanetin e Doktor Florit

West Side Family: Do përmbushim amanetin e Doktor Florit
Në një intervistë për emisionin “Chic” grupi muzikor West Side Family ka folur për rikthimin e tyre në tregun muzikor, tanimë pa Dr. Florin.

Grupi ka folur për këngën e fundit të publikuar “Beso” të cilin grupi thotë se është një përmbushje e amanetit të Doktor Florit.

“Në fakt ne asnjëherë nuk e kemi lënë muzikën thjesht ishte një pauzë. Në fakt ne u tërhoqëm thjesht personalisht por jo si grup.

West Side ishte atje edhe pse nuk kemi qenë në treg. Ky projekt u shfaq në 29 dhjetor 2017 dhe grupi është marr rreth një vit me këtë këngë. Ky ishte një material shpirtëror që kërkonte impenjimin e saj dhe shumë kohë.

Projekti që ne realizuam kërkonte kohën e tij, si çdo punë tjetër që ne kemi bërë, por kjo kërkonte më shumë, sepse ishte një projekt shpirtëror dhe ky është një dedikim i yni për Doktor Florin, një amanet i lënë prej tij.”,-shkrehen ata.

Grupi ka treguar më te se kënga “Beso” nuk është një këngë komerciale, por një dedikim shpirtëror.

“Ky ishte një dedikim shpirtëror kështu që nuk mund të jetë një këngë komerciale. Donim diçka të ndjerë që edhe kur njerëzit ta dëgjonin ta ndjenin pjesë të tyre. Pjesa komerciale mund të vijë më mbrapa dhe ne do punojmë për projekte të reja për këngë të reja.”-shprehen më tej anëtarët e West Side Family./ I.M-Dritare.net