Vuçiç për zgjedhjet në Kosovë: Fituese lista serbe
E Hënë 7 Tetor 2019, 09:09
Dritare.net
“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka thënë Vuçiç.
Serbët e Kosovës, ka deklaruar Vuçiç kanë dalë në votime për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre Serbisë.
"Këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës. Rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë", ka thënë Vuçiç./L.F-dritare.net