Vuçiç pas takimit me Ramën e Zaev: Kemi arritur marrëveshje konkrete, ja takimi i radhës!
E Premte 20 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net
“Këtë që po e bëjmë është rrugë vizionare dhe është diçka që edhe Beogradit, edhe Shkupit e edhe Tiranës do t’i sjellë zhvillim, më shumë para, standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt tanë në vatrat e tyre, e jo vetëm ikje jashtë vendit me barkun zbrazët”, tha Vuçiç për gazetarët pas takimit, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.
Ai tha më tej se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë./ I.M-Dritare.net