Vuçiç: Pak shanse për marrëveshje me Kosovën
E Mërkurë 27 Mars 2019, 19:07
Dritare.net
Zgjedhjet e reja për institucionet evropiane janë parashikuar të mbahen në fund të muajit maj.
Vuçiç përsëriti se Prishtina nuk do ta shfuqizojë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë bëri edhe BE-në, që sipas tij, posedon mekanizma që do t’i kushtonin shumë shtrenjtë Prishtinës, por që nuk po i zbaton,transmeton Insajderi.
“Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë”, tha presidenti serb.
Ai mohoi se ekziston një plan prej 17 pikash për ndryshimin e kufijve me Kosovën.
Presidenti serb tha gjithashtu se askush nuk e dëshiron një marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive./E.D-Dritare.net