Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë për mediat serbe se do të takohet në Bruksel javën e ardhshme me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në përpjekje “për të zgjidhur problemet tona”. “Do të rifillojë dialogu… që të përpiqemi të zgjidhim problemet tona edhe nëse nuk u besoj atyre… Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, -u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd. Takimi do të mbahet me datë 23 mars. Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe kjo konsiderohet kushti kyç që dy shtetet duhet të plotësojnë, në mënyrë që t’i bashkohen bllokut.V.D/Dritare.net/