Vritet i riu në Spanjë, dyshohet të jetë shoferi i sulmit në Barcelonë
E Hënë 21 Gusht 2017, 17:05
Dritare.net
Mediat e huaja kanë raportuar se nuk dihet ende nëse policia ka vrarë sot shoferin e furgonit të sulmit në Barcelonë i cili dyshohet të jetë Younes Abouyaaquoub, 22 vjeç.
Po ashtu, pak para se të qëllohej nga policia për vdekje, mësohet se terroristi ka bërtitur me zë të lartë “Allahu Akbar”, “Zoti është i madh”. / dritare.net