Vrau parukieren në Lezhë, dëshmitarja: Ja biseda e tyre e fundit

Dorela Nikolli, dëshmitare e vrasjes së Etleva Ndokës, ishte në parukeri në momentin që Alfred Nikolli e qëlloi për vdekje.

Në një intervistë në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24, ajo ka rrëfyer bisedën e fundit mes Etlevës dhe Alfredit.

Si ndodhi ngjarja?

Etleva e ka denoncuar sepse ai gjithmonë e ka shqetësuar. 6 muaj ai u largua. Nuk u duk fare. Pas 6 muajsh erdhi dhe tha: pse më ke padit në polici dhe kaq. ai vinte dhe e shqetësonte në punë 2­3 muajt e fundit. Ai i bënte shumë të këqija. Njëherë e ka goditur në punë dhe ka ikur. Unë kam shpëtuar nga një kriminel.

LEXO DHE :  Rama: Politikanët e opozitës janë çmendur të gjithë bashkë

Cfarë ka pasur mes Alfredit dhe Evës?

Asgjë. Ai kishte inat pse Eva nuk e pranonte. Nuk ka pasur asnjëherë asgjë mes tyre. Eva ka shkuar e ka denoncuar. Ai ka dashur ta heqë qafe.

Ku ishit ju kur qëlloi?

Unë aty kam qenë. Më ka kërkuar ndihmë. Pastaj nuk mbaj mend asgjë.

Pasi qëlloi mbi trupin e Evës ai tentoi të ikte?

Nuk mbaj mend më shumë. Vetëm ka goditur dhe ka ikur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.