Vrasja mafioze në Fier/ Dyshohet se Nelgert Pata po përgatiste atentat

Dy ditë pas ekzekutimit mafioz të Nelgert Patës në Fier, policia ka në dorë prova të reja, të cilat mund të zbulojnë detaje për arsyen e vendndodhjes së 34-vjeçarit në Fier. Burime të Vizion Plus pranë uniformave blu thanë se Pata i kishte kërkuar mikut të tij Halinanit i arrestuar tashmë për moskallëzim krimi, ta transportonte me automjetin e tij. Hetuesit dyshojnë se Pata do udhëtonte drejt Tepelenës.

Pas kontrollit në makinën e tij tip benz me targa të vjedhura në Vlorë, të cilën Pata e kishte lënë në hotelin ku qëndronte, agjentët e policisë gjetën dy automatikë dhe një shishe benzinë. Këtu policia ka ngritur dyshime të forta se 34-vjecari po përgatitej për një atentat të mundshëm. Edhe pse miku i tij Halinani ka mohuar diçka të tillë dhe nuk ka thënë asgjë, policia dyshon se ai është bashkëpunëtor i viktimës dhe se po përgatiteshin për një atentat, por që ranë pre e tij.

LEXO DHE :  Foto/ Ja si e kaluan fundjavën vipat!

Për nga mënyra e ekzekutimit hetuesit dyshojnë se objektivi ka qenë mjaft i qartë për vrasësit. Pata qëndronte në sedijen e pasme të makinës tip Volsvagen kur i janë afruar nga prapa dhe kanë qëlluar në drejtim të tij nga xhamat anësorë. Plumbat lanë të plagosur Halinanin. Sipas policisë targat e automjetit të ekzekutorëve janë vjedhur në Milano të Italisë në vitin 2005 ndërsa kjo tregon që autoret janë profesionistë. Kjo sipas hetuesve pasi dhe identifikimi i denoncimeve në shtetin fqinj për automjete të vjedhura në atë kohë është mjaft i vështirë./Vizion Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.