Vrasja e kushërinjve shqiptarë, dëshmitari: Kërkonte ndihmë, kishte një vrimë plumbi në qafë
Dritare.net
Vrasja e dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj të enjten në mbrëmje në Varese të Italisë, fillimisht u dyshua se ishte një aksident automobilistik. Por, pasi policia mbërriti në vendngjarje vërejtën se situata ishte edhe më serioze. “La Republicca”, shkruan se dy kushërinjtë janë ndjekur për disa kilometra nga autorët e vrasjes, ndjeke e cila përfundoi me vrasjen e 27 dhe 24 vjeçarit. Nga të dhënat në vendin e ngjarjes duket se dy të rinjtë kanë tentuar të arratisen pasi janë qëlluar me mbi 10 plumba për një distancë 500 metra.
Nga të dhënat e para të hetimit, oficerët e policisë thonë se dy të rinjtë po udhëtonin me një Volkswagen Polo të zezë, kur autorët e vrasjes së dyfishtë i qëlluan me armë. Nuk dihet se kur ka nisur ndjekja me makinë, por të shtënat e para në drejtim të Polos janë bërë në Rrugën Firence në Canegrate. Më pas Polo hyri në rrugën Ankona, ku u përplas me dy makina të tjera të parkuara. Sipas Policisë hipoteza më e mundshme është që kemi të bëjmë me një vrasje të botës së drogës. Nuk është e qartë nëse njëri prej tyre është vrarë brenda makinës dhe më pas është përpjekur të largohet apo të dy janë vrarë gjatë ndjekjes në këmbë.