Vrasja e Artan Santos, së shpejti zhvillime të rëndësishme
E Hënë 2 Tetor 2017, 23:11
Dritare.net
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj, deklaroi në “Top Story” se dosjet e disa vrasjeve të bujshme do të rihapen përsëri, dhe përmendi këtu edhe vrasjen e Artan Santos.
“Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, -u shpreh ai./I.M-Dritare.net